Tramp: Së shpejti lajme të mira për përfundimin e luftës në Ukrainë
- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi dje se administrata e tij së shpejti mund të ketë lajme të mira mbi përpjekjet për t'i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë.
- Post By Fami Bajrami
- 08:19, 3 shkurt, 2026
Uashington, 3 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi dje se administrata e tij së shpejti mund të ketë lajme të mira mbi përpjekjet për t'i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë.
"Mendoj se po përballemi mirë me Ukrainën dhe Rusinë. Kjo është hera e parë që e them këtë. Mendoj se mund të kemi lajme të mira", u tha Trampi gazetarëve në Zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë.
I dërguari special i SHBA-së, Stiv Uitkof do të marrë pjesë në bisedimet me delegacionet ruse dhe ukrainase në Abu Dabi, njoftoi dje Shtëpia e Bardhë.
Zelenski më parë tha se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe midis Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të mbahet më 4 dhe 5 shkurt në Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi sot se shtyrja e raundit të dytë të bisedimeve të paqes për Ukrainën në Abu Dabi ishte rezultat i mosmarrëveshjeve në oraret e delegacioneve dhe se bisedimet e reja do të mbahen më 4 dhe 5 shkurt.
Në takimin e mëparshëm në Abu Dabi nga 23 deri më 24 janar, fokusi i bisedimeve ka qenë përfundimi i luftës dhe vazhdimi i procesit të paqes.
Foto: EPA