Tramp ka nënshkruar pako të ligjeve, me çka i jepet fund bllokadës së qeverisë amerikane
- Presidenti amerikan Donald Tramp dje ka nënshkruar pako të ligjeve për financimin e qeverisë federale, me çka i jepet fund bllokadës së shkurtë të qeverisë, që filloi të shtunën, njoftoi mbrëmë En-Bi-Si.
- Post By Besnik Shuki
- 08:09, 4 shkurt, 2026
Uashington, 4 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dje ka nënshkruar pako të ligjeve për financimin e qeverisë federale, me çka i jepet fund bllokadës së shkurtë të qeverisë, që filloi të shtunën, njoftoi mbrëmë En-Bi-Si.
Dhoma përfaqësuese e SHBA-së paraprakisht votoi në votim dypartiak për miratimin e pakos për financim të qeverisë, me 217 vota "për" dhe 214 "kundër".
Pakoja e propozuar do të siguronte financimin për qeverinë federale deri në fund të shtatorit, me përjashtim të Ministrisë së Sigurisë së Brendshme, financimi i së cilës është vazhduar për dy javë derisa nuk arrihet marrëveshje për reformat që i kërkojnë demokratët, posaçërisht lidhur me agjencitë për mbrojtje doganore dhe kufitare.
Pas votimit procedural, Kongresi tani ka 10 ditë për të arritur marrëveshje më të gjerë për financimin e Ministrisë së Sigurisë së Brendshme, ndërsa kohëzgjatja e re e financimit të tanishëm skadon më 13 shkurt. bsh/
Foto: EPA