Starmer: Mandelson e tradhtoi Mbretërinë e Bashkuar me zbulimin e informacioneve për Epshtejn
- Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi sot se Piter Mandelson e "tradhtoi" Mbretërinë e Bashkuar me zbulimin e informacioneve të Xhefri Epshtejn, njofton DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 15:59, 4 shkurt, 2026
Londër, 4 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi sot se Piter Mandelson e "tradhtoi" Mbretërinë e Bashkuar me zbulimin e informacioneve të Xhefri Epshtejn, njofton DPA.
Dukee folur në Dhomën e Poshtme të Parlamentit britaik, Starmer tha se Mandelson "ka gënjyer vazhdimisht" për lidhjen e tij me financierin pedofil Epshtejn gjatë procesit të emërimit të tij për ambasador të SHBA-së.
Kryeministri, gjithashtu tha se ka biseduar me mbretin që ta largojë Mandelsonin nga Këshilli sekret ( Privy Council), organ formal nga këshilltarët e mbretit, në të cilin janë të anëtarësuar ish-politikanë dhe aktualë me pozicione të larta dhe bartës së funksioneve të larta shtetërore dhe qeveritare.
Starmer ishte decid se "Mandelson e ka tradhtuar vendin tonë, parlamentin tonë dhe partinë time", transmetoi agjencia gjermane.
Kryeministri pranoi të publikonte dokumentet për sa kohë që ato nuk rrezikojnë sigurinë kombëtare ose marrëdhëniet ndërkombëtare, duke shtuar se Policia Metropolitane kishte ngritur gjithashtu pyetje në lidhje me çdo gjë që mund të kompromentonte hetimin e tyre mbi sjelljen e dyshuar të Mandelson në detyrën publike.
Mandelson u shkarkua nga pozicioni i tij në Uashington shtatorin e kaluar për shkak të lidhjeve të tij me Epshtejn. mb/
Foto: EPA