• e enjte, 05 shkurt 2026

Shtëpia e Bardhë: Uitkofi dhe Kushneri do të marrin pjesë në takimin me Rusinë dhe Ukrainën

Shtëpia e Bardhë: Uitkofi dhe Kushneri do të marrin pjesë në takimin me Rusinë dhe Ukrainën

Uashington, 4 shkurt 2026 (MIA) – Të dërguarit amerikanë Stiv Vitkof dhe Xhared Kushner do të marrin pjesë në bisedimet trepalëshe me Rusinë dhe Ukrainën në Abu Dabi, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerollajn Livit. 

Sipas saj, delegacionet e SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë “deri më tani nuk kishin mundësi të uleshin në tryezën e bisedimeve dhe të nisen drejt paqes”. Ajo vlerësoi se i dërguari Kushner, dhëndër i presidentit amerikan Donald Tramp “e bëri të pamundurën të mundur” kur bëhet fjalë për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe se për këtë pritet që ngjashëm të bëhet edhe në rastin me luftën në Ukrainë, transmetoi Foks njuz. Ajo takimet trepalëshe nga janari i quajti “historike”. 

Në bisedimet e janarit, delegacionin amerikan e përbënin të dërguarit Vitkov, Kushner dhe Xhosh Gruenbaum, si dhe sekretari ushtarak Den Driskoll dhe gjenerali Aleksus Grinkeviç. Ukrainën e përfaqësonin shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodomir Zelenski, Kirilo Budanov, këshilltari i Sigurisë Kombëtare Rustem Umerov dhe shefi i shtabit ushtarak, gjenerali Andrij Hnatov, së bashku me këshilltarët Sergij Kislica dhe David Arakhamia. Ekipi rus u drejtua nga kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, Igor Kostjukov. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR