Rusia kreu sulme të reja me raketa dhe dronë mbi Kiev dhe Harkov
- – Kievi dhe qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë, Harkovi, përsëri ishin cak i raketave dhe dronëve luftarakë rus, transmetoi DPA.
- Post By Fitore Curri
- 08:18, 3 shkurt, 2026
Kiev, 3 shkurt 2026 (MIA) – Kievi dhe qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë, Harkovi, përsëri ishin cak i raketave dhe dronëve luftarakë rus, transmetoi DPA.
Timur Tkaçenko, shef i administratës ushtarake të Kievit, sot në mëngjes në Telegram paralajmëroi për sulme ruse të cilët përfshijnë raketa balistike. Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform informoi për disa shpërthime në Kiev. Sipas raporteve të pakonfirmuara mediatike, janë goditur dy termocentrale.
Harkovi, në Ukrainën lindore, ishte goditur nga të paktën dy raketa, deklaroi kryetari Igor Terehov. Ai gjithashtu informoi për “sulm masiv” në të cilin ishin përfshirë dronë ushtarakë.
Guvernatori Oleh Siniehubov gjithashtu kumtoi për sulme ruse. “Edhe një sulm armiqësor mbi Harkovin dhe periferitë e tij. Mund të dëgjohen shpërthime”, shkroi ai në Telegram.
Sulme ruse me dronë ishin raportuar edhe në Zaporozhjë dhe Dnjepër.
Deri më tani nuk ka raporte për viktima as nga Kievi as nga Harkovi. fc/
Foto: Shërbimi shtetëror për Situata të Jashtëzakonshme të Ukrainës