Risteski: Paga minimale të dakordohet në tryezën negociuese
- Lidhja e Sindikatave dhe Punëdhënësve të ulen në tryezën e negociatave dhe të dakordohen për pagën minimale. Atë që do ta dakordojnë, Qeveria do ta pranojë, theksoi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. Ai thekson se deri atëherë vlen formula e përhershme e marrëveshjes trepalëshe nga viti 2022.
- Post By Sara Ademi
- 12:24, 1 shkurt, 2026
Prilep, 1 shkurt 2026 (MIA) - Lidhja e Sindikatave dhe Punëdhënësve të ulen në tryezën e negociatave dhe të dakordohen për pagën minimale. Atë që do ta dakordojnë, Qeveria do ta pranojë, theksoi sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. Ai thekson se deri atëherë vlen formula e përhershme e marrëveshjes trepalëshe nga viti 2022.
"Qeveria është për rritjen e pagës minimale, por në bazë të parametrave real të cilat janë aktual në gjendjen ekonomike dhe situatën në Maqedoni. Ajo që ne mbrojmë si qëndrim është që ata të bien dakord, sepse barra më e madhe do të bie mbi sektorin privat ku ka 600,000 të punësuar. Ata duhet të ulen dhe atë për të cilën bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit, Qeveria do ta pranojë. Qeveria është punëdhënësi i rreth 100,000 të punësuarve në administratë. Më lejoni të theksoj, derisa ata të bien dakord, formula ekzistuese që është përfshirë në Ligjin e pagës minimale që u ra dakord në një marrëveshje trepalëshe nga kjo sindikatë shumë përfaqësuese, Organizata e Punëdhënësve dhe Qeveria e atëhershme në vitin 2022 do të zbatohet", tha ai.
Sipas Risteskit, Plani operativ për punësim, kryesisht persona të rinj, dha rezultate të shkëlqyeshme, ndërsa këtë vit fillon më herët nga marsi. Ai thekson se më shumë para po drejtohen në veprimtari më tërheqëse.

Risteski njoftoi se gjobat për tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për praktikat e padrejta tregtare do të rriten disa herë nga 20,000 euro që janë aktualisht.
Zëvendësministri theksoi se efektet e Ligjit për punësimin e personave, i cili hyri në fuqi në fillim të këtij viti, pritet të ndihen brenda dy muajsh. Ai njoftoi se së shpejti do të fillojë një fushatë për t'u prezantuar përfitimet e Ligjit kompanive në të gjitha qytetet. sa/
Foto: MIA