• e enjte, 05 shkurt 2026

Në fatkeqësinë e anijes afër ishullit grek Kios humbën jetën 14 emigrantë

Në fatkeqësinë e anijes afër ishullit grek Kios humbën jetën 14 emigrantë

Athinë, 4 shkurt 2026 (MIA) – Trupat e pajetë të 14 emigrantëve u nxorën nga deti pranë ishullit Kios në Greqi pas një përplasjeje midis një varke që transportonte emigrantë dhe një varke patrullimi të Rojës bregdetare greke, ndërsa 24 emigrantë janë shpëtuar dhe dy anëtarë të Rojës bregdetare u lënduan, derisa një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar për persona eventual të zhdukur, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Incidenti në ishull ndodhi rreth orës 21, sipas mediave lokale, kur varka që transportonte emigrantë në manovra të rrezikshme për të shmangur kontrollin goditi anijen e Rojës bregdetare duke bërë që njerëzit të binin në det.

Nga Roja bregdetare greke informuan më vonë se një operacion shpëtimi dhe kërkimi është duke u zhvilluar pas përplasjes së një varke me shpejtësi që transportonte emigrantë me një varkë patrullimi, ndërsa morën pjesë katër varka patrullimi, një varkë private me zhytës dhe një helikopter i marinës.

Fillimisht u gjetën trupat e katër emigrantëve, ndërsa më vonë dhjetë të tjerë duke e çuar numrin e viktimave në 14.

Në incident janë lënduar dy anëtarë të rojes bregdetare dhe u dërguan në spitalin në Kios, si dhe 24 emigrantë të shpëtuar.

Burime nga shërbimi i ambulancës brifuan se ata ndërhynë menjëherë me pesë ambulanca.

Mediat lokale shkruajnë se ndoshta ka emigrantë të zhdukur. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR