• e enjte, 05 shkurt 2026

Mbahet seanca përgatitore për rastin "Krmzov", debati kryesor është caktuar për më 27 mars

Mbahet seanca përgatitore për rastin

Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot u mbajt seancë përgatitore për rastin "Krmzov", i ilii udhëhiqet kundër dhjetë personave fizik, mes të cilëve edhe biznesmeni Risto Krmzov, si dhe kundër 14 personave juridik të akuzuar për mashtrim tatimor.

Sipas Prokurorisë, aktivitetet joligjore janë realizuar përmes marrëveshjeve fiktive, manipulimeve me TVSH dhe shitje të patundshmërive me çmime të larta joreale, me çka nga Drejtoria e të Ardhurave Publike është paguar një rimbursim i paligjshëm i TVSH-së në vlerë prej 1.348.996.831 denarë ose 21,9 milionë euro.

Rastin e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja publike Verica Berzhetska Krsteva.

Në mënyra që mbrojtja e të pandehurve të mund të shqyrtojë provat dhe të përgatisin mbrojtje, gjykata caktoi seancën e parë dëgjimore për më 27 mars, kur duhet të fillojë me fjalët hyrëse. Prokurorja theksoi se mbi 500 grupe dokumentesh të sekuestruara nga të pandehurit janë në MPB, për të cilat është dhënë një propozim të njejtat t'u kthehen individëve nga të cilët janë marrë, ndërsa të paraqiten vetëm dokumente të skanuara.

"Nga dosjet në MPB u lejua çdo kërkesë nga mbrojtja për qasje, kopje dhe nxjerrje. Në CD-të e dorëzuara gjenden të gjitha dosjet e skanuara, të cilat numërojnë rreth 800 faqe. Si të plota, ashtu edhe sipas folderëve, me marrëveshje, certifikata nga DAP dhe ekspertiza. Plotësisht edhe të gjitha procesverbalet e dëgjimit të dëshmitarëve dhe të pandehurve", deklaroi prokurorja.

Mbrojtja reagoi se dokumentacioni i kontabilitetit duhet të shihet si i plotë dhe në korrelacion me provat e propozuara nga ata, ndërsa jo vetëm pjesërisht.

"Teoria e mbrojtjes bazohet pikërisht në faktin se prokuroria i sheh marrëveshjet e lartpërmendura në një mënyrë dhe e interpreton ligjin në një rrethanë, ndërsa për të njejtat ato marrëveshje i zbatojnë në një mënyrë të ndryshme. Pikërisht në këtë rrethanë i propozojmë të gjitha provat e sekuestruara nga persona juridik të kthehen dhe të na lejohet t'i inspektojmë ato në mënyrë që të mund të flasim hapur dhe të ofrojmë mbrojtje të duhur", deklaroi mbrojtësi.

Aktakuza kundët biznesmenit Krmzov dhe disa personave fizik dhe juridik për mashtrim tatimor hyri në fuqi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Aktakuza, siç informon Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, informon, është dorëzuar kundër shtatë personave të cilët akuzohen se kanë kryer vepra penale "Shoqërim kriminel" dhe "Larje parash dhe të ardhura tjera nga krimi", si dhe se si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale të vazhdueshme "Fshehje tatimore". Aktakuza ngrihet kundër tre individëve për veprën penale në vazhdim të "Kryerjes së pakujdesshme të detyrës zyrtare", si dhe kundër 13 personave juridikë për veprën penale në vazhdim të "Mashtrimit tatimor".

Sipas aktakuzës, procedura hetimore ka konfirmuar se në fillim të vitit 2019, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i pandehuri i parë, së bashku me dy të pandehur tjerë - si pronarë dhe udhëheqës të personave juridik të akuzuar me qëllim që të fitojnë interes pronësor kundërligjor - krijoi një grup me qëllim kryerjen e veprave penale të "Fshehjes Tatimore", "Mashtrim Tatimor" dhe "Pastrim Parash dhe Vepra të Tjera të Krimit". Grupit iu bashkuan edhe katër të pandehur të tjerë, gjithashtu në cilësinë e tyre si pronarë dhe menaxherë të personave juridikë të pandehur.

"Bashkimi kriminal fillimisht synonte të krijonte persona juridikë, anëtarët e të cilëve ishin emëruar zyrtarisht si pronarë dhe menaxherë, me qëllim ushtrimin e të drejtës së rimbursimit të TVSH-së, gjë që do të kishte qenë e pamundur nëse organizatorët do të kishin qenë pronarë dhe menaxherë formalë", thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Me këto veprime, siç informon Prokuroria, në deklaratat tatimore është paraqitur një TVSH hyrëse më e lartë në shumën totale prej 4.123.102.931 denarë, bazuar në kontrata fiktive për blerjen dhe shitjen e pasurisë së paluajtshme, me ç'rast është arritur përfitim i paligjshëm pasuror përmes rimbursimeve të paligjshme të TVSH-së dhe përdorimit të institutit të garantuesve tatimorë. Drejtoria e të Ardhurave Publike ka paguar një rimbursim të paligjshëm të TVSH-së në shumën prej 1.348.996.831 denarë.

Së bashku me aktakuzën, u paraqit një propozim për sekuestrimin dhe konfiskimin e gjërave, pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme që rrjedh nga një vepër penale, e cila më parë ishte ngrirë me masa të përkohshme, si dhe një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit për të pandehurin e parë, përkatësisht heqjen e masës së paraburgimit dhe caktimin e masave paraprake për të pandehurin e dytë. sa/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR