Kryeministri Mickoski të enjten në takim me AOGJSH-në, më parë edhe KSL-ja e pranoi vendimin
- Kryeministri Hristijan Mickoski të enjten do të takohet me Sindikatën e AOGJSH. Takimi është caktuar në orën 16:45 dhe vjen pasi Mickoski bëri një ofertë për rritje të pagave të cilën AOGJSH e quajti të pranueshme dhe do të diskutohet në kuadër të organizatave sindikale.
- Post By Fami Bajrami
- 13:36, 2 shkurt, 2026
Shkup, 2 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski të enjten do të takohet me Sindikatën e AOGJSH-së. Takimi është caktuar në orën 16:45 dhe vjen pasi Mickoski bëri një ofertë për rritjen e pagave të cilën AOGJSH e quajti të pranueshme dhe do të diskutohet në kuadër të organizatave sindikale.
Më parë, oferta e Qeverisë u pranua edhe nga KSL-ja e udhëhequr nga Bllagoja Ralpovski.
Në deklaratën për mediat, kryeministri tha se oferta ka qenë në tryezë për më shumë se një vit dhe se është i gatshëm për një takim dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive për nëpunësit shtetëror.
Foto: arkivi i MIA-s