Dy gra janë lënduar në një sulm masiv me dronë gjatë natës mbi Odesa
- – Dy gra janë lënduar në edhe një sulm masiv të natës mbi Odesë, deklaroi shefi i administratës ushtarake të qytetit të Odesës, Sergej Lisak, në kanalin e tij në Telegram.
- Post By Fitore Curri
- 07:58, 4 shkurt, 2026
Kiev, 4 shkurt 2026 (MIA) – Dy gra janë lënduar në edhe një sulm masiv të natës mbi Odesë, deklaroi shefi i administratës ushtarake të qytetit të Odesës, Sergej Lisak, në kanalin e tij në Telegram.
Ai tha se shërbimet për raste urgjente shpëtuan gjithsej katër persona, duke përfshirë dy gra të cilat kishin marrë ndihmë mjekësore.
“Kishte dëmtime të infrastrukturës civile dhe industriale në dy rrethe të qytetit. Si rezultat i granatimit, është dëmtuar një ndërtesë banesore dykatëshe: çatia është shkatërruar, dyshemetë në banesat janë dëmtuar, vala e shpërthimit theu dritare në ndërtesat fqinje dhe dëmtoi automobila”, tha Lisak në kumtesë.
Dëm është shkaktuar në një shkollë dhe një kopsht, si dhe në ndërtesën administrative në një lokacion industrial, ku shpërtheu zjarri.
Shërbimet komunale po i largojnë pasojat nga sulmi. Në vendin e sulmeve është shpërndarë shtab operativ, ku banorët e blloqeve të dëmtuara banesore mund të marrin mbështetje psikologjike që të ngrohen, bëhet e ditur në informacionin nga shefi i administratës ushtarake të qytetit. fc/
Foto: DPA