Është ngritur hetim kundër Mandelsonit për shkak të dyshimit se ka dhënë informacione për Epstinin
- Policia metropolitane ka nisur hetim penal ndaj ish-ambasadorit britanik në Uashington dhe ish-komisionerit evropian për tregti, Peter Mandelson, për dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kjo u konfirmua pas vlerësimit të materialeve që lidhen me komunikimin e tij të dyshuar me autorin e dënuar për krime seksuale, Xhefri Epstin.
Londër, 4 shkurt 2026 (MIA) - Policia metropolitane ka nisur hetim penal ndaj ish-ambasadorit britanik në Uashington dhe ish-komisionerit evropian për tregti, Peter Mandelson, për dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kjo u konfirmua pas vlerësimit të materialeve që lidhen me komunikimin e tij të dyshuar me autorin e dënuar për krime seksuale, Xhefri Epstin.
Hetimi u nis pasi u bënë publikë emailet nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-së, për të cilat u pohua se tregojnë se Mandelson, ndërsa ishte sekretar për biznes në qeverinë e Gordon Braun në vitin 2009, i kishte dërguar Epstinit informacione që mund të kenë qënë të ndjeshme për tregun, transmeton Bi-Bi-Si.. Policia theksoi se ka marrë disa denoncime, përfshirë edhe një referim nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, pas publikimit të dokumenteve gjyqësore lidhur me Epstein. Zëdhënësi i qeverisë britanike tha se qeveria është e gatshme t’i ofrojë policisë gjithë mbështetjen e nevojshme.
Ish-kryeministri britanik Gordon Braun deklaroi se i ka shkruar Komisionerit të Policisë Metropolitane, duke i dorëzuar informacione relevante lidhur me komunikimin e dyshuar mes Mandelson dhe Epstin, duke e vlerësuar këtë veprim si “të papranueshëm dhe jopatriotik”.
Mandelson nuk ka dhënë përgjigje ndaj kërkesave për koment, por Bi-Bi-Si thekson se ai konsideron se nuk ka vepruar në mënyrë kriminale dhe as për fitim financiar. Gjatë fundjavës, ai përsëriti se i vjen keq për lidhjen e tij me Epstin dhe kërkoi falje nga gratë dhe vajzat që kanë përjetuar abuzim.
Lord Mandelson dje dha dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve në Britani, dhoma e lartë e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. ls/
Foto: EPA