• e enjte, 26 dhjetor 2024

ZZHTI: Thirrje e hapur për investime në 50 megavatë centrale diellore

ZZHTI: Thirrje e hapur për investime në 50 megavatë centrale diellore

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Drejtoria e ZZHTI-së publikoi procedurë të hapur për ndarjen e lokacioneve në pesë zona të ndryshme zhvillimore teknologjiko-industriale për ndërtimin dhe vendosjen e centraleve diellore. Lidhja e partneritetit publiko-privat për projektimin, ndërtimin, ekonomizimin dhe financimin e këtyre centraleve është paraparë në ZZHTI Shkup 1 dhe Shkup 2, ZZHTI Shtip, ZZHTI Strumicë, ZZHTI Prilep dhe ZZHTI Strugë.

"Me këtë, qëllimi është të shfrytëzohet një pjesë e tokës në kuadër të zonave, të cilat gjatë viteve të kaluara, e në disa raste më shumë se 15 vjet, është e pashfrytëzuar. Në pjesën më të madhe bëhet fjalë për parcela të cilat nuk janë të volitshme për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese. Me këtë ZZHTI dëshiron të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve energjetike të shtetit, si dhe përshpejtimin e tranzicionit ndaj ekonomisë së bazuar në energji të gjelbër, gjë që është trend global", thuhet në kumtesën e sotme të ZZHTI-së.

Në pajtim me studimin e përpunuar për realizim, siç thuhet në kumtesë, priten investime prej 40 milionë euro dhe kapacitet të instaluar maksimal prej 50 megavatëve. Procedura është e ndarë, që hapë mundësi të investojnë më shumë kompani. Në thirrjen vlejnë kushtet e njëjta për investim edhe për kompani nga vendi, edhe për ato të huaja.

"Shteti do të fitojë një përqindje nga të ardhurat e çdo kompanie që do të investojë, ndërsa është paraparë edhe kompensim shtesë fiks për tokën. Marrëveshjet do të lidhen në 25 vite, ndërsa sipas vlerësimeve të Studimit, të cilin e ka pëpunuar shtëpia e renomuar ndërkombëtare revizore Grant Tornton, vetëm kompensimi fiks për këtë periudhë është projektuar në 14 milionë euro. Këto mjete do të dedikohen për mbulimin e harxhimeve për përgatitje të vet tokës në Zonat, si dhe intervenime tjera infrastrukturore, me qëllim të realizimit më të shpejtë dhe më të suksesshëm të këtyre projekteve investuese. Një pjesë e të ardhurave do të shfrytëzohen edhe për financimin e iniciativave tjera vijuese në ZZHTI për përkrahje të të rinjve", informojnë nga ZZHTI.

Thirrja është e hapur 35 ditë dhe u publikua në këtë link: https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie/481b0066-7c8e-4e63-ae81-8e1442c487d6/1bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR