• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zyrtarisht hapet Panairi Energo-Tehnoma 2024

Zyrtarisht hapet Panairi Energo-Tehnoma 2024

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Gjithsej 30 ekspozues nga vendi dhe nga jashtë po marrin pjesë në Panairin Energo-Tehnoma 2024, që pas një pauze prej gjashtë viteve po mbahet në Shkup prej sot deri më 31 tetor. Në fokus të panairit janë energjetika dhe teknologjia.

"Ngjarjet si Energo-Tehnoma janë jashtëzakonisht të rëndësishme në rrugën drejt sigurimit të shtetit efikas me energji të qëndrueshme", theksoi ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale, Sanja Bozhinovska në hapjen zyrtare të panairit.

Ajo theksoi se potenciali për energji ripërtëritëse në shtetin tonë është i madh, ndërsa mu njëra prej detyrave të Ministrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve minerale, siç theksoi, është krijimi i kushteve të cialt nxisin inovacione dhe përparim në këtë sektor.

"Inovativiteti, investimet dhe përkushtimi i secilit prej nesh - liderëve tanë afaristë, profesionistë të përkushtuar dhe ekspertë në industri, luajnë rol kyç në procesin e tranzicionit energjetik. Prandaj ju inkurajojmë të vazhdoni të zhvilloni zgjidhje që e ulin varshmërinë tonë nga burimet konvencionale ë energjisë, e rrisin efikasitetin dhe e integrojnë energjinë ripërtëritëse në jetën tonë të përditshme", i porositi Bozhinovska ekspozuesit e panairit dhe shtoi se tranzicioni i suksesshëm energjetik drejt energjisë së gjelbër është qëllik afatgjatë për të ardhmen energjetike të vendit.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti tha se panairi është mundësi e jashtëzakonshme për prezantimin e prodhimit industrial dhe arritjeve më të reja në fushën e teknologjisë tek ne dhe në rajon dhe theksoi se këtu mund të gjendet gjithçka që do të thotë mundësi për shndërrim të industrisë në eko-industri.

"Përcaktimi ynë për transformim të gjelbër kërkon përforcim të përdorimit efikas të resurseve me kalim në ekonomi të pastër qarkulluese, kthim të biodiversitetit dhe ulje të ndotjes", tha Mexhiti.

Në mënyrë që të sigurohet nivel neutral në raport me klimën deri në vitin 2050, siç planifikon BE-ja, shtoi, nevojitet investim në teknologji ekologjike të pastra dhe inovative, mbështetje të industrisë për inovacione, shfrytëzim të formave më të pastra, më të lira dhe më[ të shëndetshme të transportit privat dhe publik, dekarbonizim të sektorit energjetik, sigurim të efikasitetit energjetik të objekteve...

"Realizimi i këtij procesi duhet të mbështetet dhe të ndiqet nga ekonomia, përkatësisht kompanitë. Prandaj çdoherë jemi të hapur për mbështetje të zgjidhjeve inovative dhe shfrytëzim të teknologjive me qasje më të mirë me të cilat realizohet arritje e rezultateve më të mira me kursim të resurseve dhe me mbrojtje maksimale të mjedisit jetësor", tha Mexhiti dhe porositi se industrinë e shohin si partnere e cila shpejtë do t'iu adaptohet politikave bashkëkohore dhe trendeve botërore për transformim të gjelbër. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR