• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zyrtarisht fillon fushata "Vepro tani, për natyrën"

Zyrtarisht fillon fushata

Shkup, 28 korrik 2024 (MIA) - Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mbrojtjes së Natyrës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot në një ngjarje në Park - pyllin Gazi Babë zytarisht do të shënojë fillimin e fushatës së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor "Vepro tani, për natyrën".

Fushata, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të zbatohet përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë gjithë vitit dhe ka për qëllim që të inkurajojë sjellje pozitive dhe të përgjegjshme në natyrë, të inkurajojë vullnetarizmin dhe kujdesin ndaj natyrës, që do të thotë jetë, shëndet më i mirë, vend për relaksim dhe pushim, si dhe njëherësh është edhe shtëpia e botës së pasur bimore dhe shtazore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR