• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zyberi: Institucionet nuk i respektojnë në tërësi rekomandimet e Avokatit të Popullit për përfaqësim adekuat dhe të drejtë në sektorin publik

Zyberi: Institucionet nuk i respektojnë në tërësi rekomandimet e Avokatit të Popullit për përfaqësim adekuat dhe të drejtë në sektorin publik

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA)  -  Avokati i Popullit Naser Zyberi sot e prezantoi Raportin special për monitorimin e zbatimit të parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në sektorin publik dhe Raportin special nga analiza e të dhënave për përfaqësimin gjinor dhe arsimor  për vitin 2022.

 "Konstatimi i Avokatit të Popullit është se pothuajse të gjitha komunitetet më të vogla janë të përfaqësuara me një përqindje pothuajse identike të të punësuarve si edhe në vitet e kaluara, që do të thotë se institucionet nuk i respektojnë në tërësi rekomandimet e Avokatit të Popullit, ndërsa me atë edhe nuk i zbatojnë planet e miratuara vjetore për punësim  në të cilat është  shprehur përfaqësimi etnik dhe zbatimi i parimit kushtetues të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë", tha Zyberi.

 Për nevojat e këtij hulumtimi, siç theksoi yiberi, janë dorëzuar kërkesa në gjithsej 1325 institucione dhe organe, pas së cilës për herë të parë këtë vit, janë marrë përgjigje nga të gjitha ata në formë elektronike.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR