• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zvicër: 49 për qind e banorëve kundër mbajtjes së "Eurovizion"-it

Zvicër: 49 për qind e banorëve kundër mbajtjes së

Bern, 1 korrik 2024 (MIA) - Pothuajse gjysma e banorëve të Zvicrës kanë mendim negativ për mbajtjen e "Eurovizion-it" vitin e ardhshëm, tregon anketa e publikuar në gazetën "Blik" (Blick).

Hulumtimi përfshiu rreth 25,000 njerëz. Prej tyre, 49 për qind janë qartazi ose disi kundër mbajtjes së konkursit muzikor, ndërsa 46 për qind janë qartë ose disi pro. Rreth pesë për qind nuk kanë ende asnjë qëndrim. Sipas "Blik", kjo ndoshta ka lidhje edhe me identifikimin e Nemos si jobinar dhe preferencën e përemrave "they / them" në gjuhën angleze.

Por Zvicra me siguri do të jetë nikoqire e ngjarjes muzikore në vitin 2025, falë këngëtarit që fitoi çmimin kryesor në konkursin e këtij viti në Malme të Suedisë, me këngën "The Code" për identitetet gjinore dhe rrjedhshmërinë e tyre.

Vendi i Eurosong-ut të ardhshëm nuk është vendosur ende... Si Cyrihu ashtu edhe Gjeneva janë regjistruar si nikoqirë, dhe kryeqyteti zviceran Berna dhe Bill pranë pranë kanë ofruar organizim të përbashkët.

Fitorja e Nemos ndezi një debat për futjen e një gjinie të tretë në Zvicër. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR