• e shtunë, 23 nëntor 2024

ZNAM: Në fazë përfundimtare negociatat me VMRO-DPMNE-në për pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme

ZNAM: Në fazë përfundimtare negociatat me VMRO-DPMNE-në për pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë, informon se janë në fazë përfundimtare negociatat për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në dhe pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme.

"Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë në punën e deritanishme është e hapur dhe transparente lidhur me informimin e opinionit për hapat që i ndërmerr në realizimin e politikave dhe strategjive të hartuara. Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë në atë frymë e informoi opinionin se i ka filluar negociatat për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në dhe pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme, si dhe se në periudhën e shkurtë të bisedimeve, mund të thuhet se të njejtat janë në fazë përfundimtare", ceket në kumtesën e partisë.

Nga Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë  informojnë se me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së kanë biseduar edhe për resorë të caktuar, por ato në këtë moment nuk janë definuar deri në fund, as nuk janë konfirmuar. Theksojnë se bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Nga Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë theksojnë se bisedojnë dhe negociojnë me VMRO-DPMNE-në në bazë të platformës, me të cilën, siç thonë, edhe doli në zgjedhjet parlamentare, të quajtur "Proklamim për Maqedoni dinjitoze". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR