• e shtunë, 23 nëntor 2024

ZNAM i përcaktoi kandidatët për dy zëvendësministra në Qeveri

ZNAM i përcaktoi kandidatët për dy zëvendësministra në Qeveri

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Në mbledhjen e Këshillit Qendror të partisë, ZNAM - Për Maqedoninë tonë i ka përcaktuar kandidatët për dy zëvendësministra në Qeveri, në ministrinë e Transformimit Digjital dhe për Energjetikë dhe Miniera. 

Siç bëri të ditur zëdhënësi i partisë Nikolla Memov në konferencë për media, për kandidat për zëvendësministër të Energjetikës është propozuar Mirosllav Labudoviq, magjistër i elektroteknikës, i lindur në vitin 1982. 

Për kandidat për zëvendësministër të Transformimit Digjital nga KQ i ZNAM është propozuar Radosllav Nastasijeviq Varxhiski, magjistër i shkencave ekonomike, i lindur në vitin 1987. 

Partia e Maksim Dimitrievskit në Qeverinë e re ka dy vende të ministrave - Goran Minçev është ministër i Administratës Publike dhe Igor Fillkov - ministër i Drejtësisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR