• e martë, 24 dhjetor 2024

“ZNAM”: Në Qeveri jemi për të marrë përgjegjësi dhe për të ndërtuar një shtet ligjor dhe të sigurt

“ZNAM”: Në Qeveri jemi për të marrë përgjegjësi dhe për të ndërtuar një shtet ligjor dhe të sigurt

Shkup, 15 dhjetor 2024 (MIA) – Një rrymë e re dhe subjekt politik tashmë i etabluar në skenën politike në Republikën e Maqedonisë. Të ndërtuar mbi themelet e Ilindenit dhe KAÇKM-së dhe me ideologji autoktone, sot festojmë ditëlindjen tonë të parë. Për ne Manifesti i Krushevës, Deklarata e KAÇKM-së ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë e shenjtë. Nga kjo nuk ka tërheqje, theksoi kryetari i Lëvizjes ZNAM - "Për Maqedoninë tonë", Maksim Dimitrievski në fjalimin e tij të sotëm në Akademinë solemne me rastin e një viti të formimit të partisë.

Para të pranishmëve në Akademi, mes tyre edhe kryeministri Hristijan Mickoski, përfaqësues të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, trupit diplomatik, bashkëpartiakë, simpatizantë të Lëvizjes ZNAM, Dimitrievski tha se “ZNAM” nuk është në Qeveri për disa kolltuqe.

"Ne jemi në Qeveri për të marrë përgjegjësi, për të qenë faktor stabiliteti, të krijojmë politikat tona, të përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve, për të ndërtuar një shtet ligjor dhe të sigurt, për të ndërtuar një bashkëjetesë reale, të garantojmë drejtësi, të bëjmë reforma dhe të sigurojmë që brezat e ardhshëm të qëndrojnë këtu, në këtë copë tokë, sepse pa fëmijët tanë Maqedonia nuk mund të funksionojë. Si pjesë e Qeverisë kërkuam dhe morëm dikasteret më të përgjegjshme dhe ndoshta më të vështirat. Por, si edhe më parë, me guxim i kemi trajtuar problemet që kemi hasur dhe siç na ka hije neve nga “ZNAM”, po merremi me vendosmëri më të njëjtat", tha Dimitrievski duke shtuar se për “ZNAM” fjala është fjalë dhe rezultati është imperativ.

Ai përkujtoi se “ZNAM” ishte e para që promovoi qëndrimin se ndryshime kushtetuese mund të ketë, por me zbatim të prolonguar.

Dimitrievski shprehu shpresën se bashkëpunimi me SHBA-në do të vazhdojë me intensitet gjithnjë e më të madh dhe se do të kontribuojë që marrëdhëniet të jenë në nivelin më të lartë.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR