• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zjarri në Serta është i qetë, digjet në disa lokacione të vogla, thotë kryetari i Komunës së Negotinës

Zjarri në Serta është i qetë, digjet në disa lokacione të vogla, thotë kryetari i Komunës së Negotinës

Negotinë, 15 korrik 2024 (MIA) - Mëngjesi i sotëm është i qetë në Sertë, digjet në disa lokacione të vogla, njoftoi sot kryetari i Negotinës, Goran Stojanov.

"Kam vizituar malin Serta, ku ka disa ditë që ka rënë zjarr. Nga sa munda të regjistroja, dhe nga informacionet nga personat e përfshirë në shuarjen e zjarrit, mëngjesi i sotëm është i qetë dhe flakë pothuajse nuk ka. Problemet nisin me rritjen e temperaturës dhe praninë e erës. Në terren, pavarësisht situatës së qetë, një numër i madh i personave janë të pranishëm dhe aktivë. Jemi duke e monitoruar situatën dhe do të japim informacione shtesë", njoftoi ai.

Zjarri në Serta ka rënë të mërkurën rreth orës 10:30 dhe gjatë ditëve të fundit është shuar aty nga toka dhe ajri.

Mbrëmë vonë,  Shtabi i krizave i Komunës së Negotinës ka marrë vendim që të kërkojë pajisje shtesë zjarrfikëse nga ESSH, SPB Veles, për të siguruar një dron për shikueshmëri më të mirë të terrenit, dhe nga rruga e Maqedonisë, mekanizim.

Autoritetet kanë përmendur si shkak të vështirësive në shuarjen e zjarrit terrenin e paarritshëm, bimësinë e dendur, temperaturat e larta dhe erën që ndryshon shpesh drejtimin.

Në mbledhjen e Shtabit të krizave të Komunës së Negotinës, është konstatuar që aktivitetet e shuarjes së zjarrit nga ajri dhe nga toka dhe me mjetet në dispozicion, të vazhdojnë edhe sot. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR