• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zjarri në Negotinë në një terren vështirë të arritshëm,apelohet për efikasitet më të madh

Zjarri në Negotinë në një terren vështirë të arritshëm,apelohet për efikasitet më të madh

Negotinë, 12 korrik 2024 (MIA) - Zjarri në Negotinë është në terren të vështirë për të hyrë, apelohet për shpejtësi më të madhe dhe efikasitet më të madh në shuarjen e zjarrit, thotë në një deklaratë  për MIA-n, Vasko Jovanov - Ladna, vullnetar në shuarje dhe kryetar i Bashkësisë Lokale në fshatin Tremnik të Negotinës.

"Zjarri është afër fshatrave të Negotinës, Kalanjevë dhe Lipa, ku ka shtëpi uikendi. Nëse zjarri nuk shuhet në kohë, mund të përbëjë rrezik për shtëpitë e uikendit. Sot në mëngjes me përpjekje të përbashkëta të të gjithë pjesëmarrësve në shuarje e kemi shuar zjarrin nga ajo pjesë në drejtim të këtyre dy fshatrave, zjarri ka qenë i qetë për rreth tre orë, por më vonë është aktivizuar sërish nga era. Një pyll me kërcell të ulët po digjet", sqaron Jovanov, duke shtuar se në shuarjen e zjarrit po marrin pjesë edhe vullnetarë.

Komandantja e Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Negotinës, Gordana Jovanova, përndryshe këshilltare në Këshillin e Komunës së Negotinës, tha për MIA-n se popullatës që qëndron në objektet në fshatrat afër zjarrit dje u është thënë që të evakuohen. Bëhet edhe një apel që të mos lëvizet në ato pak fshatra pranë zjarrit.

"Sipas informacioneve tona, është e vërtetë se një pjesë e zjarrit është afër Kalanjevës, por sot është duke u shuar intensivisht nga toka dhe ajri. Pritet që zjarri në atë pjesë të lokalizohet deri në fund të ditës", theksoi Jovanova dhe paralajmëroi mbledhje të re të Shtabit të Krizave për sonte. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR