• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zjarri në Mariovë nuk ndalet, po mbrohen fshatrat dhe objektet

Zjarri në Mariovë nuk ndalet, po mbrohen fshatrat dhe objektet

Prilep, 5 shtator 2024 (MIA) - Zjarri në Mariovë nuk po ndalet, ndërsa është përhapur në mbi 25 kilometra. Më shumë se 150 profesionistë janë në terren, ku brenga më e madhe është që flakët të mos përfshijnë fshatra dhe objekte të tjera, deklaroi shefja e shtabit të krizës në Prilep, Irena Sterjoska Lokvenec. Nga zjarri janë përfshirë rreth 8.000 hektarë. 

"Gjendja është kritike në fshatin Krushevicë, kërcënohet nga dy fronte. Aty kemi vendosur mjaftë ekipe, janë edhe 50 pjesëtarë të ARM-së dhe policisë dhe po bëjnë përpjekje mbi mesataren për të luftuar me stuhinë. Në terren janë edhe zjarrfikësit, jo vetëm nga Prilepi, por edhe nga shumë qytete. Era ka ndryshuar kahe dhe zjarri po lëviz edhe në drejtim të fshatit Peshtani. Edhe atje kemi zjarrfikës për të mbrojtur fshatin. Zjarr ka edhe mbi manastirin afër Prilepecit, rreth 1000 metra. Të gjitha forcat janë të fokusuara në lokalizimin e zjarrit dhe mbrojtjen e fshatrave dhe objekteve", tha Sterjoska Lokvenec.

Viktor Stojçevski, komandant i njësisë së zjarrfikësve në Prilep thekson se rreth 90 profesionistë janë drejtuar për në manastirin Prilepec. 

"Zjarri është aktiv edhe në Krushevicë dhe në Bonçe në pjesën më të lartë. Tani zjarrëfiksësit tanë dhe profesionistë të tjerë, 90-të janë drejtuar në manastirin Prilepec. Për momentin nuk janë të rrezikuara fshatrat, po bëhen përpjekje për mbrojtje rreth fshatrave. Në ndihmë është edhe një pjesë e popullsisë vendase", tha Stojçeski. qa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR