• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zjarri në Manastir vihet plotësisht nën kontroll

Zjarri në Manastir vihet plotësisht nën kontroll

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Komuna e Manastirit informon se zjarri në Manastir është vënë plotësisht nën kontroll me angazhimin e gjithanshëm dhe të vazhdueshëm të ekipeve të NJTZ-së, mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe ndihmës shtesë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Mëngjesin e sotëm në mbështetje ajrore për ekipet e zjarrfikësve ka arrit ndihmë shtetërore për Manastirin e përbërë nga pesë "Er Traktor", nga të cilët tre nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe dy nga Turqia, të cilat janë pjesë e ndihmave për t'u përballuar Maqedonia me zjarret.

Ekipet e NJTZ Manastir mbeten në terren deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

"Komuna e Manastirit dhe kryetari Toni Konjanovski falënderojnë të gjithë punëtorët e NJTZ Manastir për përkushtimin dhe sakrificën e tyre në ballafaqimin me zjarret. Gjithashtu, pushteti vendor shpreh mirënjohjen për të gjitha kompanitë me përgjegjësi shoqërore që shprehën humanitetin e tyre dhe treguan interes për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit dhe ujit për ekipet që kaluan natën në terren. Mirënjohje e madhe edhe ndaj mediave të cilat me objektivitetin e tyre mundësuan informimin në kohë dhe objektiv të qytetarëve për gjendjen me zjarrin dhe aktivitetet e shtabit komunal të krizës", theksojnë nga Komuna. qa/

Foto: Komuna e Manastirit

QËNDRONI TË LIDHUR