• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zjarri në Galiçicë është nën kontroll, në terren janë 100 zjarrfikës

Zjarri në Galiçicë është nën kontroll, në terren janë 100 zjarrfikës

Ohër, 16 gusht 2024 (MIA) - Situata me zjarrin në Galiçicë është nën kontroll dhe po ndiqet me vigjilencë. Gjatë ditës së djeshme janë angazhuar 120 zjarrfikës në linjë prej 10 kilometrave, si dhe tre ertraktorë dhe dy helikopterë të policisë, informoi sot udhëheqësi për mbrojtje zjarrfikëse në PN Galiçicë, Gjuro Jovçeski.

Në frontin lindor zjarri është vënë nën kontroll. Sot në terren janë 100 zjarrfikës. Zjarri është dy kilometra në territorin e Shqipërisë dhe dje atje është shuar me aeroplanë.

Në pjesën veriore drejt Ohrit gjatë dy ditëve të kaluara janë bërë breza mbrojtës dhe atje zjarri është qetësuar dhe nuk priten probleme.

Pjesa më kritike, siç thekson Jovçeski, ishte fronti perëndimor, por edhe atje gjendja është vënë nën kontroll, edhe pse ka indikacione se sërish mund të paraqiten vatra. Është e mundur sot të angazhohen dy aeroplanë për shuarje, njëri në pjesën drejt Liqenit të Prespës, ndërsa tjetri drejt Liqenit të Ohrit, në mënyrë që të vihet tërësisht nën kontroll dhe zjarri të shuhet.

Gjatë 12 ditëve të kaluara, sa po zgjatë zjarri në Galiçicë, janë dëgjuar qindra detonime nga granata dhe municion tjetër të mbetura nga Lufta e parë botërore.

Jovçeski thotë se zjarri po qetësohet, pritet zhvillim pozitiv dhe shuarja e tij e plotë. ab/

Foto: QMK

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR