• e diel, 06 tetor 2024

Zjarri në fshatin Sokollarcë ende është aktiv, po e shuajnë tre er-traktorë dhe një helikopter

Zjarri në fshatin Sokollarcë ende është aktiv, po e shuajnë tre er-traktorë dhe një helikopter

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Zjarri në fshatin Sokollarcë ende është aktiv. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov informoi se bari i thatë po digjet shumë shpejtë, ndërsa era e cila filloi të frynte, e shpërndan zjarrin në anë të ndryshme. 

"Po digjen edhe gjemba, të cilat gjithashtu digjen lehtë. Për këto shkaqe, që të mos rrezikohet ndonjë nga fshatrat lokal, janë angazhuar tre er-traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka vepruar edhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme", sqaroi Angellov.

Ai theksoi se po bëjnë çmos, që zjarri të vihet nën kontroll. fc/

Фото/видео: ЦУК

QËNDRONI TË LIDHUR