• e martë, 02 korrik 2024

Zjarri në Dojran po përhapet me shpejtësi, pritet mbështetje për shuarje nga ajri

Zjarri në Dojran po përhapet me shpejtësi, pritet mbështetje për shuarje nga ajri

Dojran, 5 gusht 2023 (MIA) - Është duke u përhapur zjarr i fuqishëm afër Dojranit, me gjasë ka arritur deri në fshatin Nikoliq, ndërsa në çdo moment pritet mbështetje nga një helikopter i MPB-së me një kovë prej tre ton.

Sipas kryetarit të komunës së Dojranit, Ango Angov zjarri po përhapet me shpejtësi dhe është bërë kërkesë për ndihmë për shuarjen e zjarrit nga ajri.

"Presim që në çdo moment të mbërrijë mbështetja e helikopterëve, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe. Zjarri është duke u shuar nga zjarrfikës nga Dojrani, Vallandova, Gjevgjelia dhe ekipet e NP 'Pyjet kombëtare' por terreni është i paqasshëm dhe vështirë zhvillohet qetësimi i gjendjes", tha për MIA-n, kryetari i Dojranit, Angov.

Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të zjarrit nga era, ndërsa prej aty konfirmojnë se është dërguar një helikopteri i madh i MPB-së me një kovë prej tre ton.

FOTO: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR