• e martë, 02 korrik 2024

Zjarri në Bogdanc ende është aktiv, në shuarjen e tij marrin pjesë dy aeroplanë "Er traktor"

Zjarri në Bogdanc ende është aktiv, në shuarjen e tij marrin pjesë dy aeroplanë

Bogdanc, 3 gusht 2023 (MIA) - Zjarri në Bogdanc, i cili shpërtheu sot rreth orës 11 në vendin Guri Bërdarov, në afërsi të stacionit të pompimit të hidrosistemit "Liqeni i Dojranit", u fuqizua edhe krahas intervenimit të dy aeroplanëve "Er traktor", informuan sot pasdite nga Qendra për Menaxhim me Kriza. 

Siç theksojnë nga atje, aeroplanët kanë bërë më shumë se 19 fluturime duke hedhur ujë mbi zjarr, ndërsa është nisur edhe një helikopter i MPB-së. 

Përveç aeroplanëve "Er traktor" të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në shuarjen e zjarrit marrin pjesë edhe zjarrfikës nga Gjevgjelia dhe Vallandove, ekipe të filialeve të "Pyjeve kombëtare" dhe ndërmarrja komunale nga Bogdanci. 

Zjarri ka shpërthyer në pyllin me vegjetacion të ulët dhe barë të thatë dhe shpejtë ka kapluar sipërfaqen më të madhe. fc/

Fotografia: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR