• e enjte, 18 korrik 2024

Zjarri në Çeshinovë- Obleshevë është përhapur në Probishtip, do të shuhet edhe me aeroplanë

Zjarri në Çeshinovë- Obleshevë është përhapur në Probishtip, do të shuhet edhe me aeroplanë

Shtip, 26 gusht 2023 (MIA) - Zjarri i cili shpërtheu dje pasdite në territorin e Komunës Çeshinovë- Obleshevë së fundi është përhapur edhe në territorin e Komunës së Probishtipit, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov. Ai thekson se në shuarjen e zjarrit është angazhuar një “er traktor”, ndërsa po përgatiten për veprim edhe dy helikopterë policor.

"Përkundër përpjekjeve të zjarrfikësve, zjarri që dje është përhapur në territorin e Komunës Çeshinovë-Obleshevë ka vazhduar nëpër bar të thatë, shkurre me intensitet të shtuar. Mëngjesin e sotëm zjarri ka lëvizur në atarin e fshatrave Vërbicë, Rajçan, Bunish dhe Tursko Rudare, ndërsa pak më parë është përhapur edhe në territorin e Komunës së Probishtipit në drejtim të sipërfaqeve pyjore", thotë Angellovi.

Ai thekson se që të pengohet përhapja e zjarrit në pyll, por edhe që të parandalohet rrezikimi i fshatrave përreth, përveç zjarrfikësve nga NjTKZ Koçani dhe Probishtip një Er traktor i DMSH-së është nisur drejt zjarrit, ndërsa edhe dy helikopterë policor përgatiten për veprim.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR