• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zjarri mes Bogdancit dhe Dojranit është vënë nën kontroll

Zjarri mes Bogdancit dhe Dojranit është vënë nën kontroll

Bogdanc, 31 gusht 2023 (MIA) - Zjarri ndërmjet Bogdancit dhe Dojranit, që ka rënë sot në mesditë në malin Karabalia, në atarin e fshatit Selemli, afër kufirit me Greqinë, është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, por ende nuk është shuar plotësisht.

Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angelov, i cili ndodhet në vendin e zjarrit, me aksionin e dy aeroplanëve “Er traktor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), si dhe zjarrfikësit nga Gjevgjelia dhe Dojrani, është parandaluar zgjerimi i zjarrit.

"U tërhoqëm. Zjarrin e lokalizuar do ta monitorojmë sepse ekziston mundësia e aktivizimit të tij nëse era ndryshon drejtimin", tha Angelov.

Siç tha ai në video deklaratën e fundit nga vendi i zjarrit, në favor të shuarjes është edhe era e cila e drejtonte zjarrin në drejtim të pjesëve të djegura.

Angelov informoi se zjarri i madh ka qenë në vijën e frontit që nga Lufta e Parë Botërore dhe deri më tani janë dëgjuar shpërthime të shumta nga mjete shpërthyese dhe të shtëna nga plumba të kalibrit të madh. ls/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR