• e martë, 02 korrik 2024

Në zjarrin afër Dojranit po intervenohet me helikopter dhe “Er traktor”

Në zjarrin afër Dojranit po intervenohet me helikopter dhe “Er traktor”

Dojran, 5 gusht 2023 (MIA) - Zjarri i fuqishëm në afërsi të Dojranit i cili ka arritur para fshatit Nikoliq, po shuhet me ndihmën e një helikopteri policor dhe një aeroplani “Er traktor”.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), përveç helikopterit të MPB-së i cili po vepron në vendin e ngjarjes, pritet të arrijë edhe një “Er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) i cili deri më tani ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në afërsi të Demir Hisarit.

Zjarrin janë duke u shuar edhe zjarrfikës nga Dojrani, Vallandova, Gjevgjelia dhe ekipe të NP “Pyjet nacionale”.

Sipas informacioneve të banorëve të fshatit Nikoliq, zjarri është përhapur me shpejtësi në terren të qasshëm shkaku i erës së fuqishme, por për momentin nuk ka rrezik të përhapet në fshat.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR