• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zjarri afër Bogdancit akoma nuk është vënën nën kontroll

Zjarri afër Bogdancit akoma nuk është vënën nën kontroll

Bogdanci, 4 gusht 2023 (MIA) - Zjarri afër Bogdancit, i cili shpërtheu dje rreth orës 11:00 në vendin "Brdarov kamen", mu afër stacionit popmpues të Histosistemit "Liqeni i Dojranit", akoma nuk është vënë nën kontroll.

Shuarja vazhdon prej orës 6 të mëngjesit. Me stihinë e zjarrit, i cili deri më tani gëlltiti rreth 500 hektarë pyje të ulëta dhe bar të thatë dhe i cili kaloi nëpër mullinjtë me erë mbi Bogdanci pa shkaktuar dëme ndaj tyre, po luftojnë rreth 60 persona.

Sipas Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), tym ka në disa vende, ndërsa zjarrfikës nga Gjevgjelia, Vallandova, Kavadari dhe Shtipi, së bashku me ekipin nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), "Pyjet nacionale" dhe ndërmarrja komunale nga Bogdanci, po tentojnë ta anashkalojnë zjarrin.

"Nëse në orët e mëvonshme vjen deri te përhapja e zjarrit, në dispozicion janë tre aeroplanët "Er Traktor" të DMSH-së, si dhe dy helikopterë të MPB-së, informoi Stojanov.

Sipas kryetarit të komunës Bogdanci, Bllazhe Shapov, i cili është në vendin e ngjarjes, tani për tani nuk ka rezik nga përhapja e tij.

"Me të gjitha forcat e disponueshme po tentojmë ta anashkalojmë zjarrin dhe të mos lejojmë shpërthimin e tij të sërishëm. Tani për tani gjithçka po shkon sipas planit dhe dakordimit nga koordinimi i mbëmshëm. Nëse për disa orë nuk vjen deri te shpërthimi i sërishëm i zjarrit do të arrijmë ta lokalizojmë dhe shuajmë", deklaroi Shapov për MIA-n.

Sipas tij, zjarri dje filloi të përhapej nga pjesët më të ulëta të këtij terreni ku ndodhen sipërfaqe të punueshme dhe ai dyshon se shkaktar është faktori njeri. ab/

Foto: Printskrin QMK

QËNDRONI TË LIDHUR