• e premte, 05 korrik 2024

Zjarri afër Ajvatovcit vihet nën kontroll, po intervenohet në një vatër të re zjarri në Studeniçan

Zjarri afër Ajvatovcit vihet nën kontroll, po intervenohet në një vatër të re zjarri në Studeniçan

Shkup, 27 gusht 2023 (MIA) - Nën kontroll është zjarri që shpërtheu afër Ajvatovcit në Komunën e Ilindenit, ndërsa po intervenohet edhe në shuarjen e një zjarri tjetër në atarin e Komunës së Studeniçanit.

"Zjarri në fshatin Ajvatovc është vënë nën kontroll. Vazhdohet me intervenimin e helikopterëve të policisë dhe aeroplanit 'ertraktor' të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), si dhe zjarrfikësve, vullnetarëve të Shoqatës vullnetare të zjarrfikësve nga Sveti Nikolla dhe popullata lokale. Më në fund jam optimist lidhur me këtë zjarr", deklaroi për MIA-n, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Për shkak të zjarrit në Studeniçan në aktivitetet e shuarjes së zjarrit do të përfshihet edhe një helikopter i armatës.

Zjarri afër fshatit Ajvatovc ka filluar pasditen e djeshme, ndërsa pas intervenimit të ekipeve zjarrfikëse të Shkupit dhe popullatës lokale gjatë natës e njëjta është vënë nën kontroll. Zjarri sot përsëri ka qenë aktiv, ndërsa në shuarjen e tij kanë intervenuar dy helikopterë të policisë dhe një aeroplan i DMSH-së.

Nga Brigada kundër zjarreve- Shkup për MIA-n informojnë se thuajse të gjitha vatrat në Ajvatovc janë shuar, por duhet të kontrollohen që të mos përfshihen përsëri nga flakët, ndërsa për zjarrin në Studeniçan thonë se bëhet fjalë për terren të paarritshëm dhe se dy ekipe për momentin po intervenojnë në shuarjen e zjarrit.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR