Zjarrfikësit e Strumicës sot pasdite kanë shuar tre zjarre të mëdha
Strumicë, 24 mars 2022 (MIA) - Zjarrfikësit e Strumicës sot pasdite kanë shuar tre zjarre të hapura në rajon, nga të cilët më i madhi ishte në fshatin Gabrovë, i cili ka shpërthyer në orën 11:30 dhe ka përfshirë barin e thatë, shkurret dhe një pjesë të pyjeve në një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.
Sipas informatave të NJTZ-së Strumicë zjarri është shuar rreth orës 17:30 dhe në shuarjen e tij kanë marrë pjesë katër automjete të zjarrfikësve dhe nëntë zjarrfikës.
Pasdite zjarr shpërtheu edhe në afërsi të rrugës deri në fshatin Prosenikovo, ku gjithashtu është përfshirë bari i thatë dhe shkurret. Edhe më tutje zjarrfikësit kanë intervenuar me disa automjete të zjarrfikësve dhe nëntë zjarrfikës.
Sot njësia e NJTZ-së Strumicë në Novo Sellë e kanë shuar zjarrin në deponinë e atjeshme, e cila digjet prej dje.
Siç informoi komandanti i NJT-zë Strumicë, Aleksandar Gudev në shuarjen e tre zjarreve gjtihsej janë angazhuar 25 zjarrfikës dhe 6 automjete të zjarrfikësve. sa/