• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zjarre më të mëdha historike në Oregon, janë djegur 5.700 kilometra katror tokë

Zjarre më të mëdha historike në Oregon, janë djegur 5.700 kilometra katror tokë

Portland, 10 gusht 2024 (MIA) - Zjarret në Oregon, në perëndim të skajshëm të SHBA-së, kanë djegur më shumë tokë këtë vit sesa në cilindo vit tjetër prej kur ka filluar evidentimi, njoftuan zyrtarët.

“Zjarret kanë djegur më shumë se 5.700 kilometra katrorë tokë”, deklaroi zëdhënësja e Qendrës së koordinimit ndërinstitucional veriperëndimor, Kerol Konoli.

"Ky është më shumë se çdo vit që kur kanë filluar rekordet në vitin 1992 dhe tejkalon rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2020," shtoi Konoli.

Ajo tha se ka pasur 71 zjarre të mëdha këtë vit. Bëhet fjalë për zjarre që prekin më shumë se 40 hektarë pemë ose 120 hektarë livadhe apo shkurre.

Në Oregon, 32 shtëpi u dogjën në ato zjarre.

Pati thirrje evakuimi në të gjithë Oregonin, kryesisht në zonat rurale dhe malore, ndërsa disa ishin pranë kryeqytetit Portland. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR