• e diel, 11 gusht 2024

Zjarr në Vardarishte të Shkupit, intervenojnë disa automjete të zjarrfikësve

Zjarr në Vardarishte të Shkupit, intervenojnë disa automjete të zjarrfikësve

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Disa automjete zjarrfikëse janë në përpjekje për të shuar zjarrin që ende po digjet në deponinë Vardarishte në Shkup, kumtoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.

"QRMK Shkup njofton se në lidhje me Vardarishten nga inspeksioni komunal nga Qyteti i Shkupit janë njoftuar se janë në terren, ka edhe polici dhe disa automjete të zjarrfikësve dhe janë duke intervenuar, por ende ka zjarr", thuhet në kumtesën e QMK-së.

Deponia Vardarishte është nën kompetencën e Qytetit të Shkupit dhe gjendet në territorin e Komunës së Gazi Babës. Tymi i zjarrit ndihet jo vetëm në Gazi Babë por edhe në komunën fqinje Aerodrom. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR