• e diel, 06 tetor 2024

Zjarr në Vaksincë të Likovës

Zjarr në Vaksincë të Likovës

 Kumanovë, 5 shtator 2023 (MIA) - Sërish ka shpërthyer zjarr në fshatin Vaksincë të Likovës, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

 “Sërish është riaktivizuar zjarri i cili shuhej që në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës, ku janë vendosur rezervuaret e groposura të derivateve të lëngëta të SHA Makpetroll", bëri të ditur Angellov.

 Ai tha se në këtë vend është intervenuar para dhjetë ditëve dhe ekipet e njësitit zjarrfikës të Kumanovës nuk kanë lejuar zgjerimin e tij.

 "Dhe në orët e hershme të mëngjesit sërish aty ku ishte ndërprerë më parë me shuarjen e zjarrit sërish  është ndezur, shpejt dhe profesionalisht nga ana e NJTZ  Kumanovë është vepruar dhe është shuar deri në orën 12:00. Për çudi në orën 18:30 për herë të tretë  është përfshirë në flakë dhe në këtë moment drejtimi  i  zjarrit është duke lëvizur në drejtim të magazinës së derivateve të lëngshme Vrello të Makpetrollit.. Ekipet e NJTZ Kumanovë janë sërish në terren në fshatin Vaksincë dhe po luftojnë me guxim  që ta parandalojnë rrezikimin e objektev, jetës dhe shëndetit të qytetarëve të fshatit Vaksincë", thotë Angellov.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR