• e enjte, 18 korrik 2024

Zjarr në deponinë e Shkupit "Vardarishte"

Zjarr në deponinë e Shkupit
Shkup, 23 korrik 2022 (MIA) - Sot në orët e pasdites shpërtheu një zjarr në deponinë "Vardarishte", e locuar përballë Ndërmarrjes Publike "Lajka" në Shkup. Komandanti i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit, Zvonko Tomeski për MIA-n informoi se deponia sipas gjitha gjasave ka filluar të digjet vetvetiu, si dhe se për momentin zjarrin po e shuajnë dy automjete zjarrfikëse. Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që deponia "Vardarishte" të digjet gjatë periudhës së verës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR