• e shtunë, 17 gusht 2024

Zjarr mbi fshatin e Dibrës, Tatar Elevci

Zjarr mbi fshatin e Dibrës, Tatar Elevci

Dibër, 7 gusht 2024 (MIA) - Zjarri shpërtheu mbi fshatin e Dibrës, Tatar Elevci, me të cilin janë kapluar pylli me drunj të ulët dhe bar. Bëhet fjalë për pjesë të pakalueshme rrëzë malit Deshat.

Sipas shefit të NJZTR-Dibër, Xhetan Miftarovski, në shuarjen e zjarrit, prëveç njësisë zjarrfikëse, janë përfshirë edhe të punësuarit në filialin "Stogovo" të NP "Pyjet nacionale", si dhe banorë nga fshati Kosovrast i Epërm.

"Arritëm ta rikahëzojmë me qëllim që të mos zgjerohet drejt fshatrave Tatar Elevci dhe Rajçicë e Epërme. nesër nga orët e hershme të mëngjesit do të vazhdojmë me shuarjen", tha Miftarovski për MIA-n.

Deri dje janë djegur mbi 16 hektarë, ndërsa ekziston rreziku për përhapjen e tij edhe drejt malit të Korabit. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR