• e mërkurë, 17 korrik 2024

Zjarr i madh pyjor në rrethinën e Strugës, në shuarje është përfshirë edhe një helikopter i MPB-së

Zjarr i madh pyjor në rrethinën e Strugës, në shuarje është përfshirë edhe një helikopter i MPB-së

Strugë, 9 korrik 2024 (MIA) - Një zjarr i madh pyjor ka rënë në afërsi të fshatit Dellogozhdë të Strugës, ka konfirmuar për MIA-n komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari.

Për shkak të terrenit jo tël kalueshëm për shuarjen e flakëve nga toka, ai ka theksuar se kanë kërkuar ndihmë nga Qendra për menaxhimin e krizave, nga ku në vendngjarje ka mbërritur një helikopter i MPB-së.

"Ekipet e NJTZ Strugë aktualisht janë në terren me dy automjete zjarrfikëse, si dhe një ekip i NP “Pyjet kombëtare”. Është prekur një sipërfaqe e madhe me pyll dushku dhe akacie dhe ekziston rreziku që zjarri të zhvendoset nga ana tjetër në Poum, nëse nuk intervenohet nga ajri", dekalroi Mazari për MIA-n.

Ai sqaroi se i njëjti vend ishte përfshirë nga zjarri dy vite më parë, gjatë të cilit u dogj një sipërfaqe e madhe me pyll akacieje, dushku dhe pishe.

Qendra për menaxhim me kriza njoftoi se është angazhuar mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit të rrezikshëm pyjor pranë fshatit Dellogozhdë për shkak të rrezikut të zgjerimit të tij në një vend të paarritshëm për shuarje nga toka. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR