• e enjte, 18 korrik 2024

Zjarr i madh pyjor në pjesën verilindore të rajonit Atika

Zjarr i madh pyjor në pjesën verilindore të rajonit Atika
Athinë, 19 korrik 2022 (MIA) - Zjarr i madh pyjor ka shpërthyer pasdite në malin Pendeli në pjesën verilindore të Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, flakët ndodhen në afërsi të shtëpive, ndërsa nga banorët e një lagjeje është kërkuar që të evakuohen, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Për shuarjen e zjarrit nga toka dhe ajri, intervenojnë 78 zjarrfikës (28 janë zjarrfikës nga Rumania, të cilët janë në Greqi), pesë ekipe këmbësorike, 22 automjete zjarrfikëse, 11 aeroplanë dhe shtatë helikopterë, zjarrfikës vullnetarë dhe cisterna nga komunat. Nga numri për raste urgjente 112 fillimisht është dërguar mesazh deri te banorët e gjashtë lagjeve në afërsi të zjarrit që të jeni të gatshëm për evakuim eventual, ndërsa më pak se gjysmë ore më vonë banorët e njërës nga lagjet kanë marrë mesazh të ri për t'u evakuuar. Era e fuqishme prej tetë boforëve (65 kilometra në orë) e përhap shpejt zjarrin dhe në mënyrë plotësuese e vështirëson shuarjen e zjarrit. Nga shërbimi zjarrfikës i Greqisë kumtuan se me urdhër të shefit të të gjitha shërbimeve zjarrfikëse nga Atika janë në gatishmëri të përgjithshme. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR