Zjarr i madh në afërsi të liqenit të Mantovës, përfshihet edhe një helikopter i policisë (PLT)
- Digjet bari i thatë, shkurret, por edhe pylli cilësor drejt fshatit Piperovë të Shtipit. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, informoi se flakët kanë përfshirë 15 deri në 20 hektarë bar të thatë, shkurre dhe bimë me kërcell të ulët.
- Post By Sara Ademi
- 19:58, 21 gusht, 2023
Shtip, 21 gusht 2023 (MIA) - Digjet bari i thatë, shkurret, por edhe pylli cilësor drejt fshatit Piperovë të Shtipit. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, informoi se flakët kanë përfshirë 15 deri në 20 hektarë bar të thatë, shkurre dhe bimë me kërcell të ulët.
Për shkak të terrenit të paarritshëm në pyllin cilësor, është aktivizuar një helikopter i MPB-së, i cili mbush ujë nga liqeni artificial i Mantovës.
Angelov tregon se zjarri është në mes të liqenit të Mantovës dhe zonës së quajtur 20 kilometra afër rrugës rajonale Shtip-Radovish.
Komandanti i NJTZ-së Shtip, Darko Kocev informoi se zjarri është raportuar rreth orës 14:00, ndërsa në shuarjen e tij janë përfshirë zjarrfikës nga Shtipi, Radovishi dhe nga Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve nga Komuna Konçe.
"Deri tani në territorin e Komunës së Shtipit kemi intervenuar në rreth 68 zjarre pyjore, shkurre, pyje me kërcell të ulët. Kjo është hera e parë që këtë vit të përfshihet një helikopter në shuarjen e zjarreve në rajonin Shtip-Karbinc, sepse deri tani kemi arritur vetë të ballafaqohemi dhe t'i shuajmë zjarret", thotë Kocev.
Zëdhënësi i QMK-së, Ilija Bojarovski informon se në terren ka filluar të fryjë erë, por siç thotë ai, helikopteri ka ndërhyrë në kohë që të mos përhapen stuhitë e zjarrit. sa/