• e enjte, 18 korrik 2024

Zjarr i madh ka shpërthyer në Strumicë

Zjarr i madh ka shpërthyer në Strumicë

Strumicë, 4 gusht 2023 (MIA) - Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në ora 12.45 në hyrje të fshatit Kosturino, afër Strumicës. Digjet kashtë, shkurre dhe goma të vjetra.

Siç njoftojnë nga NJZ Strumicë, janë duke e shuar zjarrin pesë automjete zjarrfikëse dhe 15 zjarrfikës.

Theksojnë se zjarri ka qenë në fazën e parë të djegies, por është parandaluar përhapja e tij e mëtutjeshme drejt pyllit përreth.

Është shkaktuar dëm i dukshëm material, ndërsa ekipet janë ende në terren dhe punojnë në shuarjen e plotë të zjarrit. mb/

Foto: NJZ Strumicë

QËNDRONI TË LIDHUR