• e enjte, 18 korrik 2024

Zjarr afër Strumicës, digjen deponia dhe kashta

Zjarr afër Strumicës, digjen deponia dhe kashta

Striumicë, 20 shkurt 2023 (MIA) - Zjarr shpërtheu sot në mesditë afër Strumicës në deponinë afër fshatit Banicë, ndërsa më pas zjarre shpërthyen edhe në rreth dhjetë vende, ku po digjet kashta në rajonin Sofilar, mu pranë qytetit.

Tymi i dendur mund të vërehet që larg, ndërsa mbetjet e materialit të djegur era i bartë edhe deri tek rajoni qendror i qytetit.

Sipas shefit të NJTZ Strumicë, Aleksandar Gudev, në shuarjen e zjarreve janë përfshirë 20 zjarrfikës dhe tre automjete të reja zjarrfikëse.

"Tani për tani nuk ka dëme më serioze të shkaktuara nga zjarri përveç se është djegur një pjesë mjaft e vogël e çatisë së një shtëpize. Thirrja e parë erdhi për deponnë e kapluar nga zjarri në afërsi të fshatit Banicë, ndërsa shumë shpejt zjarr shpërtheu edhe në rreth dhjetë lokacione të tjera ku po digjet kashta", theksoi Gudev.

Shton se zjarret janë nën kontroll dhe po lokalizohen, por era e fuqishme e vëhtirëson shuarjen. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR