• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ziberi: Në Institucionet Ndëshkuese-Përmirësuese janë ende të pranishme të njejtat probleme

Ziberi: Në Institucionet Ndëshkuese-Përmirësuese janë ende të pranishme të njejtat probleme

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Problemet që lidhen me numrin e tepërt të të dënuarve dhe kushtet materiale të papërshtatshme në të cilat ata strehohen, gjë që krijon rrezik të lartë të dhunës ndërmjet të burgosurve, si dhe problemi për të cilin prej vitesh nuk është gjetur zgjidhje, sigurimi i kujdesit shëndetësor në kohë ndaj personave të dënuar/të paraburgosur, janë ende të pranishëm në Institucionet Ndëshkuese-Përmirësuese, konstatoi Avokati i Popullit.

Në prezantimin e sotëm të Raportit Vjetor të Mekanizmit Parandalues ​​Kombëtar (MPK), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Mbështetjen e Viktimave të Torturës - 26 Qershori, Ziberi tha se është konstatim i përgjithshëm se në burgun më të madh në shtet, INP "Idrizovë", në të ashtuquajturin repart të mbyllur, në pjesën më të madhe të hapësirave nuk respektohen rregullat evropiane të burgjeve, sipas të cilave standardi minimal për strehimin e personave të privuar nga liria është 4m2 hapësirë ​​individuale në banim të përbashkët, ose 6m2 në banim të pavarura përkundrazi, këtu, siç tha ai, kushtet çojnë në trajtim çnjerëzor dhe poshtërues të personave të dënuar.

"Këtë e mbështes me situatën e konstatuar nga dy vizitat radhazi të MPK-së  në krahët e 3-të, të 4-të dhe të 7-të, si dhe në të a.q.  Ambulancë, e gjithë pjesa e repartit të mbyllur. Gjegjësisht, në ditën e vizitës në të a.q. krahun e tretë ishin strehuar gjithsej 72 persona të dënuar. Gjatë kontrollit u konstatua se në njërën nga hapësirat me sipërfaqe prej 14.28 m2 ishin strehuar 15 të dënuar, nga të cilët 6 të dënuar flinin në dyshekë në dysheme, ndërsa pjesa tjetër në shtretër në 4 kate. Në një dhomë tjetër me sipërfaqe prej 21.5 m2 ishin vendosur 11 të dënuar, ndërsa në një dhomë të tretë në të njëjtin krah prej 19.4 m2, ishin vendosur 10 të dënuar",  tha avokati, duke shtuar se edhe pse pas vizitës së dytë disa nga të arrestuarit që flinin përtokë në krahun 4 janë transferuar në Spitalin Ambulator, megjithatë konstatohet se situata nuk është aspak e mirë.

Situatë seriozisht shqetësuese është konstatuar edhe në krahun e katërt, ku në ditën e vizitës Avokati i Popullit ka konstatuar se janë strehuar gjithsej 124 persona të dënuar, prej të cilëve 36 persona kanë flejtur në dyshekë në dysheme në korridorin e krahut dhe kanë përdorur një tualet të përbashkët dhe në dhomat ku ishin vendosur personat e tjerë të dënuar nuk ishte më mirë, duke pasur parasysh se 13 persona ishin vendosur në njërën nga dhomat prej 19m2.

"Në të a.q. krahu i shtatë kishte 67 të dënuar,  prej të cilëve disa flinin në dyshekë në dysheme, por problemi i mbipopullimit ishte i pranishëm edhe këtu, kështu që 14 persona janë të vendosur në një dhomë prej 17 m2 dhe 8 persona në një dhomë tjetër me të njëjtën sipërfaqe katrore", tha Ziberi.

Ai përmendi se edhe personat e privuar nga liria në INP Idrizovë ankohen për korrupsion. Pra, siç tha ai, edhe në këtë raport vjetor, problemi është ende aktual se për të marrë një lehtësi të caktuar, ende përdoret një metodë që nënkupton pagesën e lehtësimeve të caktuara. sa/

foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR