• e premte, 27 dhjetor 2024

Ziberi: ka elemente të shkeljes së raportit të tejkalimit të autorizimeve të policisë në "Idrizovë"

Ziberi: ka elemente të shkeljes së raportit të tejkalimit të autorizimeve të policisë në

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Avokati i popullit në raportin për ngjarjet në burgun e "Idrizovës" kur u lënduan nëpunës policorë dhe të burgosur, konstatoi tejkalim të autorizimeve të policisë.

"Përfundoi procesi i përpunimit të video-regjistrimeve dhe do ta japim raportin. Për fat të keq, la elemente të shkeljes së të drejtave në kuptim të tejkalimit të autorizimeve të pjesëtarëve të policisë", deklaroi sot Avokati i popullit, Naser Ziberi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës "Roli mbikëqyrës j Avokatit të popullit ndaj sektorit të sigurisë nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve".

I pyetur nëse ai është shkaku i situatës së krijuar në burgun "Idrizovë", Ziberi tha se nuk është i sigurt nëse kjo është arsyeja e vetme.

"Unë shoh nga perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve, si ka ardhur, përse ka ardhur, nëse është organizuar mirë, përgjigje ata duhet të japin, ndërkaq ne tashmë iu drejtuam shërbimeve kompetente për të marrë pasqyrë të plotë për aksionin", tha Ziberi.

Bastisja në repartin gjysmë të hapur në burgun e "Idrizovës" u krye në fundjavën e fundit të tetorit kur disa nga të burgosurit ofruan rezistencë, pas çka u mposhtën nga ana e policisë. Gjatë bastisjes u gjetën 63 telefona celularë, 82 thika, 4 mjete të mprehta, 71 karrikues për telefona dhe drogë. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR