• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ziberi: Këtë vit shumë gjykatësve dhe prokurorëve publikë u përfundojnë funksionet, me çka seriozisht do të çrregullohet puna e jurisprudencës

Ziberi: Këtë vit shumë gjykatësve dhe prokurorëve publikë u përfundojnë funksionet, me çka seriozisht do të çrregullohet puna e jurisprudencës
Shkup, 6 prill 2022 (MIA) - Gjatë vitit 2022 seriozisht do të çrregullohet puna e sistemit të jurisprudencës, sepse shumë gjykatësve dhe prokurorëve publikë u përfundojnë funksionet, ndërsa Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik nuk ka mjaft kapacitet ta kompensojë atë numër, deklaroi avokati i popullit, Naser Ziberi në intervistë për emisionin Top Tema në Televizionin Tellma. "Këti sigurisht një nga viktimat e para do të jenë mu procedurat të cilat janë urgjente dhe rreth të cilave duhet të reagohet shpejtë. por, për fat të keq situata është e tillë dhe mendoj se shumë shpejtë duhet të reagohet", deklaroi Ziberi. Ai theksoi se Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë duhet të ketë kapacitet më të madh për krijim të kuadrit, duke shtuar se sipas informatave dhe bisedave që i ka pasur, ekzistojnë probleme serioze edhe lidhur me zbatimin e konkurseve dhe programit për trajnim. Në intervistë ai foli edhe për vendosjen e librave digjital, duke cekur se para se të sillet vendimi për atë, është dashur të hetohet gatishmëria e shkollave për zbatim të llojit të tillë të mësimit. "Ne ende kemi probleme. Disa shkolla nuk kanë qasje në internet, as furnizim stabil me energji elektrike, në mënyrë që të kenë pajisje në funksion. Nuk ka as gatishmëri të barabartë të kuadrit mësimor për zbatim të teknologjive të reja", thotë Ziberi. Sipas tij, për këtë shkak disa fëmijë  nuk kanë mundur ta ndjekin mësimin. "Të shpresojmë se ngadalë problemet do të tejkalohen dhe shteti do të kujdeset për të gjitha parametrat për përfshirje të nxënësve në proces përmes konceptit të ri të mësimit", shtoi Ziberi. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR