• e martë, 20 janar 2026

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Shkup, 31 dhjetor 

Ka qenë e qartë që në fillim se asnjë ndryshim nuk do të vinte me këtë lloj koalicioni për Strugën dhe qytetarët e saj. Kandidatura e ashtuquajtur e pavarur aspak nuk ishte e tillë, kishte shumë parakushte që fatkeqsisht i shohim çdo ditë tek plotësohen... 

Nëse “ndryshimi” është  Merko dhe VMRO, kjo nuk quhet ndryshim po vazhdimësi. 

Nëse kompromisi sot i arrire bëhet mbi kurrizin e drejtësisë dhe llogaridhënies nga pushtetarët e deri djeshem të komunës së Strugës, kjo nuk është zero korrupsion, por shumëfishim dhe vazhdim i korrupsionit.

Nëse zgjedhja e një kandidati  të VMRO-së për kryesues të këshillit e kamufloni me bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve etnike dhe demokraci, atëherë lind pyetja: pse Buteli, me mbi 50 për qind trup votues shqiptar, nuk e ka kryesuesin e këshillit shqiptar? Pse Bervenica jo? Dhe pse, sipas së njëjtës logjikë, nuk kryesohet Këshilli i Qytetit të Shkupit nga një shqiptar?

P.S. Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët

QËNDRONI TË LIDHUR