• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zhozep Borel më 16 dhe 17 mars për vizitë në vendin tonë

Zhozep Borel më 16 dhe 17 mars për vizitë në vendin tonë

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhozep Borel më 16 dhe 17 mars do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend, ku edhe siç është publikuar, do ta kryesojë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. 

Borel, siç është paralajmëruar, së pari më 16 mars do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa të premten më 17 mars do të kryesojë me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim mes BE-së dhe vendit tonë, ku Maqedoninë e Veriut do ta përfaqësojë kryeministri Kovaçevski, ndërsa Komisionin Evropian do ta përfaqësojë komisari Varheji.

Pas Këshillit, në orën 11:30 do të vijojë konferencë e përbashkët për media.

Gjatë kohës së vizitës, Boreli, siç është paralajmëruar, do të realizojë shumë takime dypalëshe, në mesin e të cilëve edhe me presidentin Stevo Pendarovski, ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryetarët, koordinatorët e partive politike dhe kryesuesve të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe të Komisionit për Çështje Evropiane pranë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. 

Borel gjatë kësaj jave më 15 dhe 16 mars do ta vizitojë Shqipërinë, ku siç është paralajmëruar do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, para se të kryesojë me Këshillin e 12-të për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë më 16 mars.

Këto vizita, siç është paralajmëruar, do të jenë mundësi që të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe mes BE-së dhe Shqipërisë dhe BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, në përputhje me marrëveshjet e tyre për stabilizim dhe asocim dhe të shqyrtohen ngjarjet më të reja në të dyja vendet dhe në Ballkanin Perëndimor. Kjo është hera e parë që këshillat të mbahen në Tiranë dhe Shkup.

Boreli, pas Shkupit më 18 mars do të shkojë në Ohër, ku kryeministri Kovaçevski do të jetë nikoqir i takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si pjesë e dialogut Prishtinë - Beograd. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR