• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zhan Mitrev nuk ndihet fajtor për “mashtrim”, prokuroria pohon se do ta dëshmojë fajin

Zhan Mitrev nuk ndihet fajtor për “mashtrim”, prokuroria pohon se do ta dëshmojë fajin

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Absolutisht nuk ndihem fajtor për veprën për të cilën ngarkohem, deklaroi Zhan Mitrev i cili akuzohet për veprën e vazhdueshme penale “mashtrim”.

Krahas Mitrevit se nuk ndihet fajtor për të njëjtën vepër penale, në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale Shkup është deklaruar edhe përfaqësuesja e personit juridik e cila tha se e refuzon në tërësi aktakuzën.

Në fjalën hyrëse të prokurorisë, prokurorja Iskra Haxhi Vasileva ka theksuar sot se prokuroria do të dëshmojë se vepra penale është kryer për të cilën ekziston aktakuzë.

"Ka një akuzë për vepër të rëndë penale dhe me aktivitetin e saj ka pasoja edhe personi juridik. Këto janë faktet dhe nuk mund t'i shtrembërosh kundër logjikës. I akuzuari ka kryer mashtrim me paramendim dhe kjo prokurori do ta vërtetojë këtë", ka thënë prokurori.

Fjala hapëse e mbrojtjes do të mbahet në seancën e radhës e caktuar për 15 qershor.

Paraprakisht, mbrojtja e Zhan Mitrev në seancën e sotme ka kërkuar shtyrjen e gjykimit pasi sipas tyre në listën e provave të Prokurorit Publik mungojnë 48 dosje mjekësore për pacientët. Prokurorja publike, Iskra Haxhi Vasileva, në lidhje me këtë kërkesë theksoi se është, siç tha ajo, “plotësisht e pajustifikuar”, sepse, sipas saj, “mbrojtja jo vetëm që i di, por edhe i ka ato prova sepse ia ka dorëzuar prokuroria”. Gjykata më pas ka marrë vendim që seanca kryesore të mos shtyhet për shkak se provat i janë dorëzuar mbrojtjes gjatë procedurës, përkatësisht gjatë hetimit.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur aktakuzë kundër dr. Zhan Mitrev, si person fizik dhe kundër spitalit, si person juridik për veprën e vazhdueshme “mashtrim” nga neni 247 i Kodit penal.

Lënda u formua pas zërave qëkur IRL publikoi vitin e kaluar dokumentarin “Dirty Blood” në të cilin u zbulua se spitali privat “Zhan Mitrev” u ngarkonte pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Kovid-19 pas së cilës është hapur dhe lënda në PTHP Shkup.

Siç informojnë nga PTHP Shkup për këtë lëndë, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i kësaj vepre penale, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe lidhur me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e saja pozitive dhe negative, me të cilat ata u mashtruan dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR