• e premte, 27 dhjetor 2024

Zgjidhja ligjore për pagën minimale kaloi në Komisionin për punë dhe politikë sociale, refuzohen amendamentet e opozitës

Zgjidhja ligjore për pagën minimale kaloi në Komisionin për punë dhe politikë sociale, refuzohen amendamentet e opozitës
Shkup, 17 shkurt 2022 (MIA) – Propozim-ndryshimet e Ligjit për pagë minimale kaluan në Komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale. Por pa amendamentet e pranuara nga opozita për harmonizimin e pagave të tjera me pagën minimale. Me propozim zgjidhjen ligjore, sipas ministres për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska po realizohet premtimi i dhënë dhe po përmirësohet standardi jetësor i punëtorëve. “Të gjitha këto zgjidhje janë në interes të mbrojtjes së buxhetit familjar të secilës familje dhe përmirësimin e statusit ekonomik të punëtorit. Sigurojmë model të përshtatshëm të harmonizimit të lartësisë së pagës minimale si dhe rritjen e të njëjtës, nga marsi i këtij viti. Rritja e pagës minimale e imponoj nevojën edhe për sigurim e nivelit të caktuar të mbështetjes financiare të punëdhënësve për pagesën e pagës minimale”, theksoi Trençevska. Sipas opozitës, nuk ka kurrfarë pengese për të pranuar amendamentet. Nga Qeveria i refuzuan amendamentet me sqarimin se pagat tjera do të rregullohen me akte tjera. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR